Titulli i peshave të rënda në boks pritet të ketë një emër këtë vit.
Anthony Joshua ose Tyson Fury është dilema e madhe.
Dy boksierët tani kanë filluar edhe zyrtarisht bisedimet për meçin e shumëpritur.
Rivalët britanikë me shumë gjasa do të ndeshen në fund të vitit, përkatësisht në muajin dhjetor.
Meçi pritet të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Fury pritet të paguaj Wilder që të mos zhvillojë meçin e tretë, ashtu siç ishte paralajmëruar.
Joshua duhet të përballej në verë me Kubrat Pulev, por që ky meç është shtyrë për shkak të koronavirusit.
Kështu që dy boksierët e kategorisë super të rëndë janë pajtuar që të përballen mes vete në fund të vitit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.