×
  • Sport
  • Sport

    Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 17:55

    Superkompjuteri nga specialistët FiveThirtyEight ka parashikuar se kush do të jetë fitues i Ligës së Kampionëve.


    Manchester City konsiderohet të jetë favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve, 45 për qind favorit, e ndjekur nga Real Madrid 1 për qind dhe përqindje të njëjtë ka edhe skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, Chelsea.

    Në anën tjetër, PSG vlerësohet vetëm 10 për qind të dalë fituese e Ligës së Kampionëve në fund të edicionit.

    PSG, pas kualifikimit në gjysëmfinale, pret fituesin e takimit Manchester City dhe Borussia Dortmund për të marrë vesh kundër kujt do të luajë.

    Liverpool dhe Real Madrid do të përballen sonte mes veti për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i Chelseas në gjysëmfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!