Superliga e Kosovës sot (e diel) vazhdon me ndeshjet e xhiros së 25-të.
Sot në orar janë dy super ndeshje, të cilat luhen me fillim nga ora 17:00.
Në Therandë, skuadra e Ballkanit takohet me Trepçën ’89, në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dy skuadrat.
Skuadra e Ismet Munishit do të kërkojë fitoren për të ruajtur hapin me Dritën dhe Prishtinën, që kanë marrë pikë të plota këtë xhiro.
Në anën tjetër, fitorja e Flamurtarit te Drencia, i ka vështirësuar punët për Trepçën ’89, që gara për mbijetesë i bëhet edhe më e ashpër.
Ndeshje e mirë do të jetë edhe ajo mes Feronikelit edhe Llapit, që luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.