Prishtina do të përballet me Gjilanin në një ndeshje derbi, ndërsa Ballkani e viziton Mitrovicën për t’u përballur me Trepçën ’89 në dy takimet e fundit të javës së tetë në Superligë.
Takimi mes Prishtinës dhe Gjilanit në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet nis në orën 13:30, ndërsa ai mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit në Riza Lushta fillin në orën 14:00, raporton Gazeta Express.
Prishtina e ka kthyer formën e mirë duke i fituar dy ndeshjet e fundit dhe do ta presë Gjilanin, i cili po kalon në njëfarë krize rezultatesh, me plot vetëbesim.
Gjilani e ka fituar vetëm njërën pres pesë ndeshjeve të fundit në ligë, duke barazuar në katër prej tyre.
Bardhekaltrit ngelin tetë pikë prapa liderit Ballkanit, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa kuqebardhët janë në pozitën e pestë me nëntë pikë më pak se lideri.
Ndërkohë, lideri Ballkani është në një ecuri prej katër fitoreve radhazi dhe do të kërkojë ta zgjasë atë kundër mitrovicasve që në tri ndeshjet e fundit janë pa fitore.
Trepça ’89 ka humbur një here dhe ka barazuar dy herë në tri ndeshjet e fundit dhe zë vend në pozitën e gjashtë me tetë pikë, vetëm tri më shumë së zona e rënies nga liga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.