Sot do të fillojë xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës.
Në kuadër të Superligës së Kosovës, në xhiron e 27-të, sot luhen tri ndeshjet e para, shkruan lajmi.net.
Në këtë ditë, në fushë do të zbresin gjashtë skuadra, përfshirë edhe liderët e Superligës, Dritën.
Drita luan me skuadrën e fundit të tabelës, Dukagjinin, dhe shihen si favoritët absolut për tri pikët, për të vazhduar kështu të mbajë lidershipin me një distancë pikësh.
Në të njëjtin orar, nga ora 17:00, luajnë edhe Denica kundër Trepçës ’89, ndeshje kjo që mund të vendos shumëçka rreth mbijetesës në Superligë.
Ndeshje interesante, që gjithashtu është e vlefshme për fundin e tabelës, është edhe ajo që luhet në kryeqytet, ku skuadra e vogël e kryeqytetit, Flamurtari, pret Ferizajn, po në të njëjtin orar si dy ndeshjet e lartpërmendura.
Mbetet të shihet se kush do të jenë fituesit e ndeshjeve të para të xhiros së 27-të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.