Kombëtarja shqiptare u ndal në barazim ditën e sotme ndaj Serbisë pa gola.
Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i kuqezinjve Sylvinho doli në prononcim për mediat.
“Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ne, marr përgjegjësitë për zgjedhjet që kam bërë. Ndodh që të humbasësh një penallti sepse është futboll, kishim përgatitur një ndeshje shumë të mirë sot. Broja nuk është mësuar të luajë ndeshje të plotë, ishte shumë i lodhur në një pikë të lojës, bashkë me Hoxhën.
Broja bëri një pjesë të parë shumë të mirë, ai ka aftësi shpërthyese nëse ka hapësira në fushë. Ishte një ndeshje e organizuar mirë, jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe për njerëzit në stadium që erdhën të na ndiqnin. Kisha dy ose tre lojtarë shumë të lodhur në pjesën e dytë dhe ndërrimet ishin të detyrueshme.
Është një moment i bukur për Kombëtaren, nëse vitin e kaluar kishim 16 lojtarë, tashmë kemi 22 lojtarë për rolet tona. Jam i lumtur që kam mundësi të bëj zgjedhje të ndryshme. Duke nisur që nesër do të bëjmë zgjedhjet e duhura për ndeshjen e radhës. Do duhet të rishohim çdo gjë”, u shpreh Sylvinho.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.