Tahir Batatina e ka konfirmuar se ka tërhequr kandidaturën e tij për pozitën e trajnerit te Kombëtarja e Kosovës.
Kjo vije pas deklaratave nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, dhe zyrtarëve tjerë nga kjo Federatë, që në listë për trajnerin e ri të Kosovës nuk është asnjë shqiptar.
Pas kësaj Batatina tha se nuk mendon më për këtë pjesë dhe se tani po fokusohet vetëm te skuadra e tij, Llapi.
“Vet kryetari ka deklaruar se në kategorinë A, B dhe C nuk ka shqiptarë dhe nuk jam kandidat, do të thotë tash mendoj vetëm për Llapin. Jam në fazë përgatitore dhe atë pjesë nuk kam se çfarë e mendoj sepse është vendos prapë që të jetë një trajner i huaj dhe shpresoj që të kemi sukses dhe të kualifikohemi në Botëror. Gjithmonë do ta përkrahim Kosovën, pa marrë parasysh se kush do të jetë trajner”, tha ai për emisionin “Favorit në T7”.
Batatina gjithashtu tha se në fund “faturën për çdo sukses ose mos-sukses në fund e paguan kryetari i FFK-së, Agim Ademi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.