×
  • Sport
  • Sport

    Takimi kokë më kokë i babait të Messit dhe Bartomeut, këto janë detajet

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 9:28

    Takimi mes babait të Leo Messit dhe presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është caktuar për ditën e mërkurë.


    Sipas raportmeve të fundit nga Mundo Deportivo, takimi i pritshëm midis Josep Maria Bartomeu, presidentë të Barçës, dhe Jorge Messi, babait të lojtarit, mund të zhvillohet këtë të mërkurë.

    Sipas Onda Cero, klubi nuk mund të përdorë klauzolën 700 milionë euro sepse Messi ka vendosur të largohet në vitin e fundit të kontratës së tij, sipas akordit.

    Por, Messi nuk dëshiron të ndahet nga Barcelona duke u përplasur me klubin.

    Lojtari është përpjekur dy herë të ndërmjetësojë me klubin, por kurrë nuk ka arritur të bindë drejtuesit.

    Ndërkohë, Barcelona mund ta gjobisë argjentinasin për mosparaqitje në seancë stërvitore.

    E vetmja arsye që mund të çojë në ndryshimin e vendimit të argjentinasti, është pranimi i rinovimit të kontratës edhe për dy vjet me Barcën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!