×
  • Sport
  • Sport

    Talenti 18-vjeçar i Chelseat, turpëroi Fabinhon me një driblim fantastik

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 11:22

    18-vjeçari Billy Gilmour ishte ylli i shfaqjes në fitoren 2-0 të Chelseat ndaj Liverpoolit në kuadër të Kupës FA.


    Golat nga Willian dhe Ross Barkley rrëzuan Liverpoolin nga raundi i pestë i Kupës FA dhe i bënë tre humbje në katër ndeshjet e fundit për ekipin e Jurgen Klopp.

    Por ishte Gilmour, i nënshkruar nga Rangers në vitin 2017, i cili vodhi vëmendjen dhe me të drejtë mori çmimin “lojtari i ndeshjes”.

    Edhe pse i vogël për nga shtati, skocezi shkëlqeu në mesin e fushës, duke luajtur me lehtësi nga minuta e parë deri tek e fundit në fitoren 2-0 në Stamford Bridge, transmeton telegrafi.com.

    Gilmour arriti t’i bëjë të gjithë për vete me një driblim fantastik ndaj mesfushorit brazilian, Fabinho.

     

    Driblimi në mes të këmbëve i Gilmour ndaj Fabinhos erdhi në minutën e 86-të të ndeshjes dhe kjo rrezikoi edhe golin e tretë.

    Ndryshe, Gilmour pati 62 prekje në lojë, përfundoi me sukses 37 pasime dhe fitoi pesë ndërhyrje kundër kampionëve evropianë dhe botërorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!