Talenti me prejardhje nga Kosova, Fisnik Asllani ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën nga Bundesliga, Hoffenheim.
Sulmuesi 17 vjeçar është bashkuar me gjigantët e Bundesligës pasi u rrit në shkollat e Union Berlinit.
“Jam shumë i lumtur të njoftoj që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me Hoffenheim. Para së gjithash, do të doja të falënderoja familjen time dhe agjencinë time këshilluese Rogon për mbështetjen e madhe. Do të doja të falënderoja të gjithë shokët dhe trajnerët e mi të skuadrës nga Union Berlin për kohën e shkëlqyer në klub dhe u uroj të gjithëve më të mirën. Tani fillon puna”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.
Fisniku luan edhe për gjeneratat e reja të Gjermanisë mirëpo ka edhe pasaportë të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.