×
  • Sport
  • Sport

    Talenti kosovar transferohet në Juventus

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 12:38

    Juventus është përforcuar me një djalë të ri nga Baseli, si pjesë e operacionit që solli Kaly Sene në Zvicër.


    Bëhet fjalë për talentin kosovar, Albian Hajdari, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe përfaqëson Zvicrën U17, duke bërë pesë paraqitje në total, përcjell lajmi.net.

    Lindur në Binningen, afër Bazelit, Hajdari është një mbrojtësi mjaft i fuqishëm dhe luan me këmbën e majtë.

    Këtë sezon, ai luajti 10 ndeshje me Basel U18.

    Te Juventusi, Albian Hajdari do të luajë për ekipin e të rinjve Primavera.

    17-vjeçari mund të jetë një ‘xhevahir’ i së ardhmes për Kombëtaren e Kosovës, e cila duhet të angazhohet më shumë për t’i siguruar shërbimet e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!