Armando Dobra, sulmuesi anësor që para disa kohësh u ftua me Shqipërinë U21, ka nënshkruar një kontratë të re me Ipswich Town.
Marrëveshja e nënshkruar do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023, ndërkohë që do të ketë edhe një klauzolë për ta zgjatur edhe me një vit tjetër.
Djaloshi 19-vjeçar është i vendosur për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi dhe tanimë pret të marrë edhe më shumë minuta.
Highly rated Armando Dobra signed a 3 year deal keeping him at Ipswich Town until Summer 2023. The Albanian, who’s recently broke into the Albanian U21 side, will surely play a pivotal role at #ITFC next season.
Find out more in a video coming at 7PM this evening.#armandodobra pic.twitter.com/c8XYMSnKlK
— Luke Penning (@LukePenningVGP) May 20, 2020
Sulmuesi është aktivizuar më së shumti me ekipin e dytë, por ka provuar të luajë edhe me ekipin e parë, në ligën e tretë angleze.
Në tre përballje ka hyrë në fushë si zëvendësues, ndërkohë që është aktivizuar edhe në FA Cup. Dobra është një nga lojtarët më me perspektivë dhe pritet shumë prej tij, edhe në kombëtaren kuqezi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.