David Silva ishte befasia e madhe e kësaj merkato ku kaloi nga Manchester City te Real Sociedad
Largimi i Silvas nga City ishte vendosur kohë më parë nga vetë futbollisti dhe klubi i tij i ardhshëm pritej të ishte Lazio, shkruan Reporteri.net
Por, mesfushori spanjoll vendosi në fund për një rikthim në La Liga dhe kjo nuk i pëlqeu Igli Tares, i cili tha se nuk e respekton Silvan si një njeri.
Ndërkaq, është vetë Silva që tani ka treguar pse zgjodhi Sociedadin para Lazios dhe shumë klubeve tjera.
“Kam pasur një numër ofertash, por vendosa për Real Sociedad sepse i përshtatet karakteristikave të mia”, ka thënë Silva.
“Familja gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjen time. Vendimi i tyre ka qenë vendimtar,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.