Taulant Xhaka mund të largohet nga Baseli pas shumë viteve qëndrim tek gjiganti zviceran.
Mesfushori shqiptar që 10 vite është pjesë e Baselit (vetëm një vit i huazuar te GC), mund të largohet këtë verë.
29-vjeçari ka një kontratë aktive me Baselin deri në verën e vitit 2021, por klubi dëshiron të vazhdojë tutje.
Megjithatë Xhaka mund të ndërroj kampionat, pasi është gjiganti turk Besiktas që po insiston për transferimin e tij, shkruan Telegrafi.
Ylli shqiptar luan në disa pozita në fushë, si mesfushor defensivë, mesfushor qendror, në krahun e djathtë të mesfushës, si dhe mbrojtës i djathtë e mbrojtës qendre.
Këto karakteristika të Xhakës i pëlqejnë shumë Besiktasit që po synon afrimin e tij në Stamboll.
Mediat zvicerane dhe ato turke raportojnë se tanimë se Xhaka ka pasur disa bisedime me drejtuesit e Besiktasit.
Klubi nga Stambolli është gati t’i ofrojë një kontratë më të mirë se sa fiton lojtari te Baseli, por nuk janë në gjendje të ofrojnë më shumë se dy milionë euro për kartonin e tij.
Taulanti ka zhvilluar 36 ndeshje këtë edicion me Baselin, ku ka arritur të bëjë tre asistime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.