×
  • Sport
  • Sport

    Taulant Xhaka e mbyll aventurën me Baselin, nesër pritet të zyrtarizohet te gjiganti turk

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 23:27

    Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Bëhet fjalë për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, Taulant Xhaka.


    Sipas asaj që raporton “Gol nga Tribuna”, 29-vjeçari e ka mbyllur me skuadrën e Bazelit dhe do të jetë pjesë e gjigantëve turq të Beshiktashit.

    I njëjti burim zbulon se Xhaka aktualisht është duke udhëtuar me avion drejt Turqisë me babain e tij, i cili është njëkohësisht dhe menaxheri.

    Me shumë gjasa, nesër do të vijë dhe zyrtarizimi i shqiptarit, te skuadra e re. Kjo pritet të jetë aventura e parë e Xhakës jashtë Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!