×
  • Sport
  • Sport

    Taulant Xhaka ka realizuar njërin ndër golat më të bukur në karrierë, në stilin e Leo Messit

    Reporteri
    12 Nëntor 2023 | 21:16

    Ndonëse Baseli pësoi humbje 4-1 nda Servettes në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Zvicrës, Taulant Xhaka realizoi një euro gol.

    Në minutën e 18-të, mysafirët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Gabriel Sigua u ndëshkua direkt me karton të kuq.

    Por, tre minuta më vonë, Xhaka realizoi njërin ndër golat më të bukur në karrierë.

    Mesfushori shqiptar dribloi në stilin e Lionel Messit në mbrojtjen e Servettes, duke realizuar për 1-0.

    Vendasit më pas ishin të pandalshëm, duke realizuar katër gola, për të shënuar fitore të thellë.

    Baseli është aktualisht në vendin e fundit në ligë, ndërsa ka vetëm tetë pikë, ndërsa Servette është në të katërtin me 25 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!