Zyrtarisht, gjatë ditës së sotme Messi do të jetë lojtar i PSG-së. Ai ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Parisin, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, deri më 2024. Leo u largua nga Barça pas një jete të tërë.
35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë se do t’i arrijë një tjetër futbollist me Barcelonën.
Lionel Messin është nisur për Paris bashkë me familjen e tij. Gjatë ditës, ai do të zyrtarizohet si lojtar i Paris Saint Germain.
Leo ka arritur marrëveshje me PSG-në për një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe një tjetër dhe do të fitojë 35 milionë euro në sezon.
Pak minuta më parë ai arriti në aeroportin e Barcelonës, derisa tani, Antonela Roccuzzo, gruaja e Leos, ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga aeropolani, të buzëqeshur rrugës për Paris.
Ajo ka shkruar: “Drejt një aventure të re ne të 5”.
Ajo ka publikuar edhe një video, teksa ka shkruar; “mbyllet një epokë, nis një tjetër”.
Leo u largua nga Barça pas një jete të tërë.
35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë se do t’i arrijë një tjetër futbollist me Barcelonën.