×
  • Sport
  • Sport

    Të enjten zhvillohet ndeshje revyale në Prishtinë për ditëlindjen e legjendës Fadil Vokrri

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 17:16

    Të enjten, me fillim në orën 19:00, do të luhet një ndeshje revyale e futbollit mes Veteranëve dhe ekipit të Estradës, për nder të legjendës së futbollit Fadil Vokrri.


    Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Për shkak të pandemisë, ndeshja do të luhet pa shikues, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

    Nesër do të ishte ditëlindja e 60-të e Fadil Vokrrit.

    Vokrri vdiq më 9 qershor të vitit 2018 nga sulmi në zemër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!