Kosova do të jetë mysafir i Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e 2020-ës, e ku niset për fitore.
Ndeshja do të luhet ditën e premte me fillim nga ora 20:45, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, kjo ndeshje nuk do të ketë hijeshinë e një takimi të vërtetë sportiv, pasi ajo do të luhet pa asnjë tifoz, meqë Mali i Zi u penalizua pas ndeshjes së fundit.
Por, sido që të jetë, Kosova ka kryer sot stërvitjen e fundit në Kosovë dhe do të niset në orën 14:00 për në Podgoricë.
Në këtë seancë u pa një atmosferë e mirë e lojtarëve, të cilën e konfirmuar kapiteni Samir Ujkani dhe mbrojtësi Fidan Aliti.
Kapiteni i Dardanëve edhe një herë konfirmoi se Kosova do të niset për në Beograd me vetëm një qëllim.
“Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Sigurisht ndeshja kundër Malit të Zi është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë. Atmosfera është e mirë dhe jemi në rrugë të mbarë. Por, tash mbetet që të premten ta tregojmë veten dhe të nxjerrim rezultat pozitiv. Të gjithë po punojmë për njëri-tjetrin. Kemi mungesa të rëndësishme, por kanë ardhur djemtë të ri dhe konkurrenca është rritur shumë, andaj besoj se nuk duhet të jetë problem për ne mungesa e disa futbollistëve”, ka theksuar Ujkani.
Ndërkaq, mbrojtësi Aliti është treguar i koncentruar për ndeshjen ndaj malazezëve, duke thënë se as nuk po mendon për sfidën ndaj Bullgarisë.
“Ne tani jemi të fokusuar në ndeshjen me Malin e Zi. Nuk do të jetë e lehtë. Kemi respekt për kundërshtarin, por ne i dimë kualitetet tona. Stërvitjet kanë qenë shumë intensive dhe djemtë kanë punuar me përkushtim, prandaj besoj se do të hyjmë në ndeshje me mentalitet pozitiv. Ndeshja në Podgoricë pa tifozë? Kam luajtur ndeshje të tilla me Skenderbeun në Ligën e Evropës. Është ndeshje e veçantë sepse çdo zë ndihet në fushë. Megjithatë mund të jetë pozitiv sepse komunikimi mes lojtarëve është më i lehtë sepse s’ka zhurmë të shikuesve dhe kur e mendojmë se luajmë si mysafirë mund të jetë pozitive për ne. Kam plotësisht besim te djemtë tanë. Nëse nuk besojmë në fitore ndaj Malit të Zi ma mirë mos të udhëtojmë fare. Unë besoj fuqishëm se do të kemi gjasa të mëdha për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Aliti.
Ndryshe, Kosova radhitet në vendin e tretë në grup me vetëm një pikë, pork a vetëm një ndeshkje të luajtur. E para është Anglia me 6 pikë nga dy ndeshje, e ndjekur nga Bullgaria me 2 pikë nga dy ndeshje./Reporteri.net