Fitorja e Çekisë ndaj Anglisë (2-1) mund ti ketë zbehur gjasat e Kosovës për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian, por gjithsesi “Dardanët” e kanë fatin e tyre në duart e veta, pasi që kanë tri “finale” për ti zhvilluar para vetës.
Fillimisht Kosova do të përballet të hënën në “Fadil Vokrri” më 14 tetor ndaj Malit të Zi, teksa fitorja mbetet opsion i vetëm, shkruan Reporteri.net
Më pas do të vijnë dy sfidat vendimtare për “Dardanët” në muajin nëntor.
Më 14 tetor “Luanët” e Bernard Challandes do të luftojnë me Çekinë në Plzen dhe pas tre ditësh e pret Anglinë në “Fadil Vokrri”.
Nëse Kosova do të triumfojë në këto tri ndeshje atëherë kualifikimi në Euro 2020 do jetë i mundur. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.