×
  • Sport
  • Sport

    Të martën bëhet tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 21:59

    Komisioni i Garave ka vendosur që tërheqja e shortit për rrethin e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll të bëhet më 7 dhjetor (e martë) në orën 11:00 në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, njofton FFK.

    Në këtë rreth të garave janë kualifikuar 9 skuadra të BKT Superligës, 6 skuadra të Viva Fresh Ligës së Parë dhe 1 skuadër e Ligës së Dytë.

    Skuadrat pjesëmarrëse në short janë: Llapi, Gjilani, Drenica, Prishtina, Drita, Dukagjini, Malisheva, Ulpiana, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onixi, Arbëria, Ferizaj dhe KEK-u.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!