Lojërat Olimpike Paris 2024 po afrohen, ku kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në fillimin e garave.
Kosova në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të përfaqësohet nga nëntë sportistë, ku pesë prej tyre janë nga xhudo, një nga boksi, një nga atletika dhe dy nga noti.
Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka përfaqësojnë Kosovën në sportin e xhudis, Donjeta Sadiku në boks, Gresa Bakraçi në atletikë dhe Hana Beiqi e Adell Saboviq në not.
Tani, Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërndarë edhe promon e realizuar për ekipin olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike Paris 2024, me mbishkrimin “Të mos e harrojmë të kaluarën, ta nderojmë kombin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.