Tetë futbollistë të ekipit të parë të FC Prishtina kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.
Zëdhënësi i FC Prishtinës, Avni Durmishi, ka bërë të ditur se tetë futbollistë të prishtinasve kanë dalë pozitivë në testin për COVID-19 para ndeshjes ndaj Lincoln në parakualifikimet për Ligën e Evropës.
Tani skuadra është në pritje të vendimit nga UEFA, që mund të anulojë ndeshjen, ani pse bardhekaltërit i kanë 14 futbollistë në dispozicion.
Takimi i sotëm me Lincoln Red Imps në Gjibraltar, i vlefshëm për raundin paraeliminator është i paraparë të fillojë në ora 18:00.
Më poshtë postimi i plotë nga Durmishi:
“Na nuk kemi shtet, le ma shëndetësi apo Institut. Prej 8 futbollisteve pozitiv nga laboratori i licencum i UEFA-s në Spanje (Gjibraltari ska laborator te licencum, edhe ata i bojne ne Spanje), 6 prej tyre asnjehere nuk kane dal pozitiv tek IKSHP-ja. Vetem dy prej tyre kane dal njehere pozitiv, pastaj negativ.Prishtina edhe me 8 futbolliste te infektuar, i ka edhe 14 futbolliste ne dispozicion (portierat nuk perfshihen).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.