Federata Kroate e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se mesfushori i Interit dhe kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic ka dalë pozitiv për COVID-19.
Kombëtarja ballkanase po përballet me probleme, pasi tashmë ka raste të infektimit me coronavirus në skuadër.
“Gjatë mbrëmjes, Federata Kroate e Futbollit mori rezultatet e testimit të rregullt për virusin SARS-CoV-2, i cili tregoi se anëtari i ekipit kombëtar Ivan Perisic ishte pozitiv”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Prandaj, 32-vjeçari do të humbasë ndeshjen e nesërme (e hënë) të raundit të 1/8-tës së Kroacisë në Euro 2020 kundër Spanjës.
Ky do të jetë një hendikep i madh për Kroacinë, pasi Perisic ka luajtur një rol kryesor për ekipin kombëtar gjatë Euro 2020 duke shënuar dy gola dhe regjistruar një asistim gjatë tre ndeshjeve të fazës së grupeve.
Ai në total ka 30 gola në 104 paraqitje për ekipin kombëtar të Kroacisë.
Kontrata e Perisic me Interin skadon në vitin 2022 dhe sipas disa raporteve në Itali, ai do të largohet nga Nerazzurrët gjatë verës pasi fituesit e titullit në Serie A nuk po planifikojnë t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.