Menaxheri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka insistuar se ka përkrahjen e bashkëpronarit të ri, Sir Jim Ratcliffe, ani pse ka pasur spekulime rreth të ardhmes së tij në Old Trafford.
Ten Hag ishte në vështirësi në fillim të sezonit pas rezultateve shumë të këqija, por në fillim të vitit 2024 forma e ekipit të tij është ngritur, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Në shtatë ndeshje holandezi ka regjistruar gjashtë fitore dhe një barazim, para se të pësonte humbje nga Fulhami të shtunën.
Kjo humbje përsëri ka nxitur debatin në lidhje me të ardhmen e menaxherit holandez.
Në raportimet e kësaj jave thuhej se trajneri gjerman Julian Nagelsmann është kandidat për postin e menaxherit të Unitedit, ndërkaq janë përmendur edhe emrat si Roberto de Zerbi dhe Zinedine Zidane.
“Unë jam këtu. Kam kontratë për tre sezone dhe nuk shqetësohem. Jam i përqendruar te procesi dhe nuk shqetësohem se çfarë ndodhë përreth meje. Kam folur me Sir Jim Ratfliffe dhe Sir Dave Brailsford, prandaj e di se besojnë në mua”, ka thënë Ten Hag në konferencën për media.