×
  • Sport
  • Sport

    Tensione të mëdha pas ndeshjes në Gjilan, Policia përdori sprejin ndaj trajnerit të Prishtinës

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 19:19

    Gjilani e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2-1 dhe pas përfundimit të ndeshjes u krijua një tollovi në fushë


    Trajneri i Prishtinës e pësoi më së keqi nga kjo tollovi e krijuar, pasi Policia përdori sprejin ndaj tij, shkruan Reporteri.net

    Pavarësisht dhimbjeve që kishte në sy Dallku gjeti kohë që të fliste si çdo herë pas ndeshjeve për Supersportin.

    Ai tha se ajo çfarë ka ndodhur në Gjilan është një marre e madhe duke aluduar në referimin që u bë në këtë ndeshje ku Visar Bekaj u përjashtua me të kuq në një rast shumë diskutabil.

    “Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi nga ai pari që është atje lartë e gjithë të tjerë. Zoti u’a ktheftë qysh është më së keqi,” tha Dallku i emocionuar.

    Më poshtë keni disa pamje nga tollovia që u bë pas ndeshjes. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!