Merkatoja nuk ka përfunduar akoma për skuadrën e Barcelonës.
Barcelona është një nga skuadrat më aktive në sferën e merkatos, duke transferuar emra mjaft të mëdhenj.
Katalanasit kanë arritur të transferojnë emra si Frenkie de Jong e Antoine Griezmann, si dhe shihen favoritët për transferimin e brazilianit Neymar JR.
Por, Barcelona duhet edhe të largojë disa lojtarë, për të përmirësuar balancet në të hyrat dhe të dalurat nga skuadra.
Një nga favoritët për tu larguar nga ‘Camp Nou’ është mesfushori kroat, Ivan Rakiticv.
‘AS’ raporton se kampionët e La Liga janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori, përkundër faktit se ai dëshiron të mbetet me skuadrën, transmeton lajmi.net.
Rakitic dhe katalanasit kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për kontratën e re, me Frenkie de Jong që shihet si arritja që do t’i zë vendin atij.
Me Barcën që ka nevojë të zvogëlojë pagat, Inter janë skuadra që po interesohen për transferimin e kroatit.
Edhe Valverde ka lënë gjithçka të hapur, duke thënë se koha lëviz për të gjithë ne, duke mos përjashtuar Rakitic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.