×
  • Sport
  • Sport

    “Tërmet” te Barcelona, Messi kërkon shtëpi në Paris

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 8:28

    E ardhmja e yllit të Barcelonës, Lionel Messi duket se është larg “Camp Nou”.


    Argjentinasi verën e kaluar kërkoi largimin nga Barcelona, mirëpo klubi nuk e lejoi.

    Pavarësisht, që mbeti në Barcelonë, PSG zyrtarisht përmes lojtarëve dhe trajnerit e ka ftuar Messin në “Parkun e Princave”.

    Sipas El Chiringueto, Messi ka nisur të kërkojë shtëpi në Paris.

    Kontrata e 34-vjeçarit skadon në verë dhe kërkohet nga dy klubet e mëdha, Manchester City dhe PSG, sidoqoftë duke u bazuar në raportin e televizionit spanjoll, atëherë sulmuesi ka zgjedhur klubin francez, ku do bashkohet ish bashkëlojtarin Neymar.

    Ndërkohë, në javën e ardhshme, Barcelona është mysafir i PSG-së, në kuadër të fazës së eliminimit direkt edhe pse në xhiron e parë janë mposhtur me rezultat të thellë 1 – 4.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!