Pesë lojtarë nga La Liga kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirus. RAC1 raporton se rezultatet e raundit të parë në kategorinë elitare të futbollit spanjoll kanë prodhuar pesë rezultate pozitive.
Testet janë kryer për të gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit sportivë nga të gjitha skuadrat. La Liga është duke pritur të gjitha rezultatet para se të marr një vendim final për fatin e ligës.
Barcelona dje ka dorëzuar të gjitha testet e bëra të cilat kanë rezultuar të jenë negative. Për këtë, skuadra katalonase do të rikthehet në stërvitje sot pas dy muajsh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.