×
  • Sport
  • Sport

    Teuta e Besa do të fitojnë mijëra euro, por a përfiton Liria nga shitja e Muriqit?

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 11:48

    Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke arritur akordin me Lacion, për shifrën 18 milionë euro.


    26-vjeçari do të firmosë kontratë 5-vjeçare me klubin e Serisë A, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

    Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç.

    Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

    “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

    Mirëpo, ku ndodhet këtu Liria e Prizrenit, ku Muriqi u formua si lojtar deri në moshën 19-vjeçare, kur edhe u transferua më pas në kampionatin shqiptar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!