Diego Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor në Argjentinë pas një sulmi në zemër
Bota e futbollit u trondit dhe u pikëllua nga ky lajm i kobshëm, derisa Tevez tani ka bërë një dedikim emocionues tani për legjendën argjentinase, shkruan Reporteri.net
Tevez ka thënë se çdo dedikim nga tash do ta bën vetëm për Maradonën.
Ky është mesazhi i plotë që e ka postuar në Instagram:
Çdo dedikim do ta bëj për ty, por do të jetë shumë i vogël para madhështisë tënde. Në foto që janë shfaqur deri tani, nuk përcillet largimi yt: tregoj qiellin, por vështrimi është nga poshtë. Kudo që të jesh, e di që më jep forcë për të vazhduar. Nuk di nëse do të jem në lartësinë e detyrës, por për një gjë jam i sigurt: do të jap zemrën time që të të bëj të lumtur. Më mungon, mik! /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.