×
  • Sport
  • Sport

    Thaçi pas humbjes: Dallimin e bënë lojtarët e Prishtinës të cilët u inkuadruan pjesën e dytë

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 16:04

    Skuadra e Prishtinës ka triumfuar ndaj Malishevës, pas një drame e cila u zhvillua në ndeshjen e sotme, në kuadër të Superligës së Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    Prishtina triumfoi ndaj Malishevës me rezultatin 3-2, për të marrë tre pikë të mëdha.

    Pas ndeshjes, trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi tha se lojtarët që u inkuadrën në pjesën e dytë tek Prishtina e kanë bërë diferencën.

    “Prishtina në këto ndeshjet e fundit është kthyer në formë. Morëm dy gola shumë të shpejtë, pas rasteve që kishim është dashur të menaxhojmë ndeshjen siç duhet, Prishtina e gjeti momentin e duhur për të shënuar”, tha fillimisht Arsim Thaqi për Art Sport.

    “Dallimin e bën lojtarët e Prishtinës që u inkuadruan në pjesën e dytë sidomos Endrit Krasniqi”, përfundoi ai

    Fillimisht Malisheva kishe qenë në avantazh pjesën e parë, ndërkaq skuadra e Thaçit kishte përmbysur rezultatin në fillim të pjesës së dytë për 2-1, ku më pas vendasit barazuan, teksa në fund të ndeshjes skuadra nikoqire kishte shënuar gol për t’i sjellur fitoren prishtinasëve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!