×
  • Sport
  • Sport

    Theu rregullat e karantinës, arrestohet futbollisti serb

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 18:08

    Në Serbi, lufta për të mos lejuar lojtarët e futbollit të shkelin rregullin e karantinës ka filluar.


    Ylli i Real Madridit, Luka Jovic theu rregullat dhe shkoi në ditëlindjen e të dashurës së tij nga Madridi në Beograd.

    “Të gjithë do të ndjekin rregullat. Përfshirë futbollistët që kanë miliona euro. Ata ose qëndrojnë në shtëpi ose shkojnë në burg”, pas kësaj deklarate të ashpër nga Ministri i Brendshëm i Serbisë, u arrestua Aleksandar Prijovic, i cili shkeli rregullat.

    Aleksandar Prijovic, i cili luan për Al-Ittihad në Arabinë Saudite, u bë lojtari i parë i arrestuar nga serbët.

    Prijovic i cili u gjet në një kafiteri u denua me tre muaj arrest shtëpiak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!