×
  • Sport
  • Sport

    Thomas Bach: Olimpiada do t’i japë njerëzimit besimin për të ardhmen

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 18:55

    “CIO nuk i braktis kurrë sportistët dhe anulimi i Tokio 2020 nuk ka qenë kurrë një opsion”. Kjo është deklarata e fundit e presidentit të CIO-s (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach. Ai ka folur në hapjen e sesionit të 138-të të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që po zhvillohet në Tokio.


    Një mbledhje që ka filluar me një minutë heshtje në nder të viktimave që shkaktuar pandemia. “Vitin e kaluar CIO duhej të zgjidhte mes anulimit dhe shtyrjes së Lojërave Olimpike, – ka vazhduar Bach. – Anulimi do të ishte i lehtë, por në fakt ne nuk e kemi menduar asnjëherë, sepse nuk i braktisim sportistët. Lojërat Olimpike të Tokios 2020 do t’i japin njerëzimit besimin për të ardhmen”.

    Në takim ka folur edhe kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, i cili ka theksuar: “Kemi pasur dyshime çdo ditë dhe kemi kaluar netë pa gjumë, por tashmë skena është gati për Olimpiadën, për sportistët, të cilët me shkëlqimin e tyre do të frymëzojnë botën. Pas një tuneli të gjatë, tani para syve tanë është dalja”. Kreu i qeverisë japoneze ka pohuar se shëndeti i popullit japonez dhe pjesëmarrësve të Olimpiadës është i mbrojtur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!