×
  • Sport
  • Sport

    “Ti je lojtari më i mirë në histori”, Tyson Fury takon Ronaldon para meçit në Arabi: Të kam përcjellur

    Reporteri
    28 Tetor 2023 | 21:39

    Boksieri nga Britania e Madhe, Tyson Fury sonte rrahet me Francis Ngannou nga Kameruni në Arabinë Saudite.

    Kampioni i botës mbrëmë takoi yllin e Al Nassr, Cristiano Ronaldo, shkruan LIG Sport.

    Ata patën një bisedë të gjerë, derisa Fury u dëgjua duke ia thënë disa fjalë futbollistit portugez.

    “Ju jeni lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. E kam seriozisht, ju kam përcjellur gjithmonë”, ishin fjalët e Tyson Furyt.

    Cristiano Ronaldo pritet që sonte të jetë i pranishëm në sallë për ta shikuar këtë meç. Sigurisht që i pranishëm në Arabinë Saudite është edhe kampioni momental i botës, Oleksandr Usyk.

    Sonte përballja e madhe, këtu mund ta shikoni meçin Fury–Ngannou

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!