×
  • Sport
  • Sport

    Tifoz i zjarrtë, gjakovari e mbulon veturën me simbolet e ngjyrat e Arsenalit

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 12:16

    Simbolet e Arsenalit e kanë mbuluar makinën e tij.

    Kur hyn në veturë, gjëja e parë që bën është lëshimi i himnit të “Champions Leauge”, që prej kohësh nuk e ka përjetuar bashkë me skuadrën e tij.

    Valon Bardhi nga Gjakova është kujdesur që vetura e tij të ndryshojë formën, por jo edhe ngjyrën.

    Teksa flet për momentet më të mira që i ka kaluar si tifoz i “GUNNERS”, nuk heziton të përmend edhe “vuajtjet” që i ka shkaktuar ky ekip.
    Ndër të tjera, 36-vjeçari thotë se shpesh mendonte të hiqte dorë nga ky ekip.

    Sipas tij, tani vetëm një gjë i ka mbetur që të krenohet si tifoz i Arsenalit.

    Bardhi shpreson që në veturën e tij të ketë mundësinë t’i shtojë kupat e ekipit të zemrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!