×
  • Sport
  • Sport

    Tifozat Kuq e Zi: Jemi komb i bashkuar, pasardhësit e një historie të lavdishme

    Reporteri
    12 Shtator 2023 | 16:10

    Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas suksesit që pati kombëtarja shqiptare në ndeshjen kundër Polonisë, duke i mposhtur bindshëm me rezultat 2:0 në stadiumin “Air Albania”.

    Këta tifozë thonë se kanë përshkuar kilometra për t’i parë ndeshjet e Shqipërisë, dhe se kjo dëshmon përkushtimin dhe dashurinë e tyre ndaj kombit, shkruan Reporteri.net.

    “Kur shohim mijëra shqiptarë nga çdo cep i botës që janë mbledhur me qëllimin e vetëm për të përkrahur dhe ngritur lart flamurin tonë, kuptojmë se jemi një komb i bashkuar dhe i palëkundur”, thuhet në reagim.

    “Ne nuk jemi thjesht tifozë, jemi pasardhësit e një historie të lavdishme dhe një familje! Ne jemi “Tifozat e Kuq e Zi””. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!