×
  • Sport
  • Sport

    Tifozat Kuq e Zi thonë se u penguan nga FSHF-ja edhe në Letoni

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 15:53

    Grupi i përkrahësve të Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi, ka lëshuar tjetër komunikatë të mërkurën. Ky grupim ka thënë se është penguar me urdhër të FSHF-së edhe në Riga të Letonisë. TKZ ishin prezent në stadium në përkrahje të Shqipërisë në barazimin 1:1 me Letoninë.

    Sipas komunikatës, anëtarët e TKZ janë përballur me kontrolle të papara deri më tani në ndeshjet në udhëtim.

    TKZ ka shkruar se pjesëtarët e sigurimit u kanë thënë hapur se “kemi urdhër nga federata juaj t’iu kontrollojmë hollësisht”.

    “Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe ‘TKZ on Tour’. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda. Kjo ishte tentativa e dytë. E para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifozë”. E dimë mirë me kë kemi punë. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i shqiptarëve. Shihemi përsëri së shpejti”, shkruan në komunikatën e TKZ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!