×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët boshnjakë me pritje të ngrohtë për Kosovën – “Mirë se vini lojtarët e Kosovës së pavarur”

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 18:59

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll është duke u ballafaquar me atë të Bosnje Hercegovinës në kuadër të kualifikuesve për Kampionatit Evropian.

    Dardanët kanë udhëtuar në Bosnje, derisa atje iu është bërë një pritje e ngrohtë nga tifozët boshnjak “BhFanatics”, të cilët kanë vendosur parulla me shkrimin “Mirë se vini lojtarë të Kosovës së pavarur”.

    Fotografinë e kanë publikuar faqja zyrtare e “Dardanëve”, të cilët i falenderojnë tifozët boshnjakë për pritjen e bërë.

    “Mirë se vini lojtarë të Kosovës së pavarur. Falënderojmë shumë publikun boshnjak, respektivisht nëngrupin “BhFanatics”, për mikpritjen e ngrohtë që u përkujdesen ta bëjnë për Kombëtaren e Kosovës në hendboll”, shkruajnë “Dardanët” në Facebook.

    “Armiku mbetet i përbashkët për të dy popujt, kurse ne jemi të hapur për thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm me ata që në Bosnje mendojnë ndryshe nga klasa politike e atjeshme rreth pavarësisë sonë”.

    Kosova në dy ndeshjet e para në kuadër të këtyre kualifikuesve ka pësuar humbje, duke u mposhtur nga Sllovenia, respektivisht Mali i Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!