Një deklaratë e Ismet Munishit ka nxitur reagimin ndaj tifozëve kosovarë të Arsenalit.
Ai tha se tifozët e Arsenalit janë më të poshtrit që mund të ekzistojnë.
“Unë e kam pa që tifozët e Arsenalit janë ma të poshtrit që mujnë me ekzistu dikun. Unë e kam pa çka i kanë ba Granitit, sa që Arsenali është detyru, e ka qit një postim mos abuzoni me neve”, ka deklaruar Munishi.
Pas kësaj deklarate kanë reaguar tifozët kosovarë të Arsenalit.
Ata i vlerësuan të papranueshme deklaratën e trajnerit të Gjilanit
“Fan Klubi i tifozëve të Arsenalit në Kosovë, i vlerëson të papranueshme deklaratat e trajnerit kosovar, Ismet Munishi.
Mbrëmë në një emision ai tha: “ma tifozë t’poshtër se qata te Arsenalit nuk ka”.
Futbolli është sport që bashkon njerëz, e jo që ndanë. Tifozët janë ata që shkojnë pas klubit pa asnjë përfitim, bile humbasin. E trajnerët pasurohen. Ky është dallimi!
Arsenal Kosovo Supporters Club vlerëson se dekaratat e tilla nga një trajner i njohur janë të ulëta dhe të paarsyeshme.
Të poshtër apo jo, tifozët e Arsenalit kanë punuar kundër kurdisjeve e shitjes së ndeshjeve. Përderisa dikush, vetëm i ka shtyrë përpara këto dukuri. Madje, është zënë me “pelë për dore”.
Kursejeni veten nga ofendimet dhe komentet e ulëta”, thuhet në reagim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.