Feronikeli u mposht nga Sllovan Bratislava me rezultat 2-1 në ndeshjen e rundit të tretë të Europa League.
Tifozët vendase gjatë gjithë ndeshjes kanë bërë fyerje raciste kundrejt lojtarëve të Niklit.
Një baner i shpalosur në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes ka qenë skandaloz në përmbajtjen e tij.
“S‘ka tradhti, nuk shitet Kosmet as toka e shenjtë serbe”, shkruhet në banerin e zbuluara nga tifozët në stadium.
Ky është skandal dhe UEFA në bazë të rregullores së saj pritet të shqiptoj dënim të rëndë për skuadrën sllovake.
Kujtojmë se trajneri serb dhe dy futbollist nga komshinjtë verior nuk pranuan të luajnë kundër Feronikelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.