×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Chelseat dhe Man Cityt rrahen rrugëve të Madridit

    Reporteri
    13 Prill 2022 | 21:21

    Tifozët e Chelsea dhe Manchester City u përleshën në rrugët e Madridit të martën në skena të shëmtuara, me policinë që u detyrua të ndërhynte.

    Përleshjet shpërthyen në sheshin Plaza Mayor në kryeqytetin spanjoll dhe u kapën nga kamera.

    U raportua në fillim të kësaj jave se policia e Madridit do të ishte ‘në gatishmëri’ përpara ‘rrezikut të dyfishtë’ të tifozerive angleze që do të ishin në vendin e njëjtë.

    Rreth 8,000 tifozë pritej të udhëtonin nga Anglia në Spanjë për të parë ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke shkaktuar shqetësime për sigurinë.

    Chelsea u përball me Real Madridin në Bernabeu të martën mbrëma, vetëm 24 orë përpara se të fillonte ndeshja e dytë e Cityt në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!