×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Dinamo Zagrebit bëjnë një gjest të madh pas tërmetit që goditi Kroacinë

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 14:06

    Kroacia është goditur nga dy fatkeqësi të njëpasnjëshme, teksa pas përhapjes së Koronavirusit, ditën e sotme janë prekur edhe nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës rihter.


    Dëmet materiale nga ky tërmet ishin të mëdha, teksa ka sjellë panik të madh edhe të njerëzit që nuk dinë nga të ruhen më parë. Pikërisht një gjest për tu duartrokitur kanë bërë tifozët e Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys”.873x400

    Këta të fundit janë organizuar dhe kanë ndihmuar në shpërndarjen e ilaçeve në një nga spitalet e Zagrebit, ku qëndrojnë të prekurit nga Koronavirusi. Por nuk ka përfunduar këtu.JKJK

    Tifozët u mblodhën sërish pas goditjes nga tërmeti në vendin e tyre, për t’i ardhur në ndihmë zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile, të pajisur të gjithë me maska.KKLKL

    Gjithashtu disa prej tyre shkuan edhe në maternitetin e kryeqytetit kroat për të ndihmuar edhe aty në këtë moment të vështirë që po kalon vendi.
    JKJKJK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!