×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e fyen në baza racore, e dashura e Tammy Abraham ‘hakmerret’ brutalisht

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 12:02

    Tammy Abraham ka qenë në qendër të kritikave dhe fyerjeve pas humbjes decizive të penalltisë vendimtare ndaj Liverpoolit.


    Ylli i ri i Chelseat e humbi penalltinë e pestë gjë që i kushtoi ekipit të tij me humbjen e trofeut të Superkuës së Evropës, shkruan Reporteri.net

    Tifozët kishin përdorur rrjetet sociale për ta shfryer mllefin ndaj tij, ndërsa e dashura e Abraham i ka dalë në mbrojtje 20-vjeçarit.

    “Ju racista qese të bërllogut thjesht ta dini se është një vend i veçantë në ferr të rezervuar për secilin nga ju’, ka shkruar Leah Monroe e cila është një vlogere e modës.

    “Më e ulta nga të gjitha! Unë sinqerisht ndjej keqardhje për juve. Ju duhet të ndjeheni të turpëruar nga vetja e juaj. Absolutisht e neveritshme”, ka shkruar ajo në instagram.

    Kujtojmë që falë penalltisë të cilën e fitoi Abraham Chelsea siguroi penalltitë, pasi ishte në disavantazh prej një goli./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!