×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Liverpoolit e duan Shaqirin si titullar për ndeshjen kundër Manchester Unitedit

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 12:49

    Liverpool do të përballet me Manchester Unitedin në fundjavë, në derbin më të madh anglez


    Ky derbi pritet të jetë një nga më interesantit viteve të fundit pasi të dy skuadran janë në krye të tabelës dhe aktualisht po luftojnë për titullin kampion, shkruan Reporteri.net

    Manchesteri është lider me 36 pikë, derisa Liverpooli përcjellësi i parë me 33 pikë.

    Tifozët e Liverpoolit kanë shprehur dëshirën e tyre në rrjetet sociale për ta parë në fushë nga minuta e parë, yllin shqiptar, Xherdan Shaqirin.

    Shaqiri në të kaluarën kishte lënë gjurmë në derbin kundër Manchester Unitedit, pasi ishte inkuadruar nga banka për të shënuar dy gola dhe më pas të nesërmën ishte shkarkuar Jose Mourinho.

    Shaqa së fundi është kthyer nga lëndimi dhe është në formë të mirë tani dhe i gatshëm për të luajtur.

    Por, vendimi për lojë i takon Kloppit dhe mbetet të shihet se si do veprojë trajneri gjerman të dielën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!