×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Liverpoolit nuk pajtohen me klubin që i la pa paga punonjësit e vet

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 9:34

    ‘Spirit of Shankly’, sindikata e mbështetësve të Liverpoolit, i ka kërkuar klubit të shpjegojë vendimin e tyre të diskutueshëm për t’i mos dhënë paga punonjësve të klubit.


    Reds njoftoi të shtunën se ata ndjekin shembullin e Tottenham, Norwich, Bournemouth dhe Newcastle duke përdorur skemën e qeverisë.

    Goal raporton që rreth gjysma e anëtarëve të stafit të klubit që nuk luajnë do të shkojnë në pushime, përfshirë punëtorët e shitjes me pakicë, stafin e medieve dhe anëtarët e ekipit të partneriteteve, transmeton lajmi.net.

    Vendimi do të lejojë, klubin të kursejë rreth 750 mijë fu8nte në muaj gjatë 12 javëve të ardhshme.

    Për dallim nga katër klubet e tjera që kanë marrë këtë vendim, Liverpool konfirmoi se i gjithë personeli do të merrte pagë të plotë, me klubin të angazhuar për të ngritur pagat që tejkalojnë 2.500 funte në kufirin e vendosur nga Qeveria.

    Reds kanë thënë tashmë se i gjithë stafi i ndeshjeve dhe ai jo i ndeshjes do të paguhet plotësisht ndërsa Premierliga është pezulluar.

    Vendimi i tyre për të çuar në pushim një pjesë të mirë të stafit, megjithatë, ka tërhequr kritika të gjera, përfshirë këtu edhe brenda bazës së tyre mbështetës.

    Spirit of Shankly, i cili bashkëpunon ngushtë me një grup çështjesh, përfshirë biletën, diversitetin dhe sigurinë e tifozëve, lëshoi një deklaratë të shtunën në mbrëmje në të cilën ata mohuan raportet në një gazetë kombëtare që ata “kishin refuzuar të kritikonin” vendimin e Liverpoolit, duke e bërë një gjë të tillë dhe duke kërkuar shpjegime nga drejtuesit.Është e pakuptueshme se si një ekip që edicionin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, nuk ka financa të mbijetojë për shkak të krizës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!