FIFA ka reaguar menjëherë në lidhje me fyerjet raciste që i’u bën sulmuesit të Anglisë, Sterling nga tifozët hungarez.
Shtëpia e futbollit ka hapur procedura disiplinore kundër Federatës hungareze për thirrjet racite që tifozët e tyre i bën në ndeshjen me Anglinë, shkruan Reporteri.net
FIFA në komunikatën e tyre, thotë se dënon gjuhën raciste si dhe tifozët do të marrin dënimin e tyre.
“Edhe një herë, FIFA dëshiron të pohojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme racizmi dhe dhune, si dhe çdo formë tjetër diskriminimi ose abuzimi. Ne kemi një pozicion shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla neveritëse në futboll ”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.