Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, këtë të enjte, do të mbahet ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës Veriore.
Tifozë të shumtë irlandezë kanë mbërritur tashmë në Prishtinë në përkrahje të ekipit të tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga imazhet e fundit të publikuara, duket se këta tifozë po e shijojnë qëndrimin e tyre në kryeqytet. Këta të fundit shihen duke u freskuar në mini-fontanat në sheshin e Prishtinës, duke u mbrojtur kështu nga i nxehti i madh.
Kujtojmë se ndeshja Kosovë – Irlandë e Veriut do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.