×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët Kuq e Zi: Policia po na merr në stacione shkaku i këngëtarit serb, Bregovic

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 18:19

    Tifozët Kuq e Zi kanë dalë me një reagim në lidhje me koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës në Korçë.


    Sipas një statusi të publikuar në rrjetet sociale, tifozët e këtij grupi janë duke u përballur me një “me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative”.

    Koncerti i Goran Bregovic pritet të mbahet në Korçë më 22 gusht, derisa ka shkaktuar polemika të mëdha dhe protesta kundër koncertit të këngëtarit serb.

    Postimi i plotë:

    Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.

    Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

    Nuk na frikësoni!

    Nuk zbrapsemi!

    Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme.

    Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!

    #bojkotoBregovicin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!