Ethet sa vijnë në shtohet, teksa tifozët e Kombëtares i janë drejtuar stadiumit “Air Albania”, aty ku në orën 20:45 luhet Shqipëri – Poloni e vlefshme për grupin E kualifikues të Euro 2024.
Për Report TV, tifozët janë shprehur se presin një fitore në këtë duel.
“Ndeshja del 2-1, kemi ardhur nga Divjaka, vijmë shpesh për të parë kombëtaren”, tha tifozi.
Mbështetësit kanë mbërritur edhe nga jashtë kufijve të Shqipërisë.
“Kam ardhur nga Greqia për të parë ndeshjen, dalim 3-1”.
“I thashë polakëve do dilni duarbosh nga Shqipëria, rezultati për sot do dali 3-2”, thonë tifozët.
Një vogëlush parashikoi se golat do shënohen nga Uzuni dhe Bajrami.
“Golat do shënohen nga Bajrami dhe Uzuni”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.